Abraham i pafat si Messi, mban rekordin në Serie A për “dështimet”

Abraham ka humbur një shans të artë për të shënuar golin e dytë të Romës në sfidën kundër Spezias në minutat e fundit të pjesës së parë, por topi i goditur me gjoks nga sulmuesi anglez ka përfunduar në traversë.

Kjo ishte hera e pestë në këtë sezon që Abraham godet shtyllën ose traversën, duke u bërë lojtari që i ka goditur më shumë shtyllat në kampionatin italian.

Sulmuesi anglez ndan vendin e parë me Messin dhe Bryan Mbeumo (sulmues i Brentford) për shtyllat (dhe traversat) e goditura gjatë sezonit 2021/2022 në të gjitha kompeticionet në pesë kampionatet më të mëdha të Europës, plot 7 herë. / Oversport.tv