Abraham kualifikon Romën, PAOK i Mihajt në festë! Kalon edhe Feyenoord

Roma është kualifikuar në çerekfinale të Conference League mes drithërimash, pasi barazoi 1-1 me holandezët e Vitesse. Fitorja në Holandë e nderoi skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho, që sot u shtang nga një super gol nga distanca i Wittek. Në shtesë Abraham shmangu shtesat, duke realizuar golin e barazimin.

Festë për Marash Kumbullën, por edhe për Enea Mihajn. PAOK fitoi edhe në Belgjikë kundër Gent dhe u kualifikua. Ndeshja përfundoi 2-1, ndërkohë që nga fillimi i pjesës së dytë u aktivizua edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, që zëvendësoi Crespon që kishte zhbllokuar ndeshjen.

Feyenoord kaloi në raundin tjetër duke e fituar edhe ndeshjen e dytë kundër Partizan Beograd, këtë herë me rezultatin 3-1. Holandezët kaluan në epërsi në minutën e fundit të pjesës së parë me Dessers, kurse Nelson dhe Linssen realizuan edhe dy herë të tjera.

Slavia Prague e kishte vendosur kualifikimin në ndeshjen e parë. Çekët u mposhtën 3-4 sot nga LASK, edhe pse shënuan të parët me Olayinka dhe më pas ishin edhe në epërsi 3-1. Ëiesinger shënoi dy gola në portën e Slavia Prague, para se të bënin të njëjtën gjë edhe Gruber e Schmidt.

CONFERENCE LEAGUE – 1/8-AT E FINALEVE

AS Roma-Vitesse 1-1 (1-0)
Shënues:
Abraham 90+1’ / Wittek 62’

Feyenoord-Partizan 3-1 (5-2)
Shënues:
Dessers 45’, Nelson 59’, Linssen 90’ / Gomes 61’

Gent-PAOK 1-2 (0-1)
Shënues:
Depoitre 40’ / Crespo 20’, Douglas Ausgusto 77’

LASK-Slavia Prague 4-3 (1-4)
Shënues:
Wiesinger 36’, 76’, Gruber 88’, Schmidt 89’ / Olayinka 24’, Bah 37’, Sor 62’

Foto: UEFA Conference League, Twitter