Abraham qetëson Mourinhon, ka shanse të jetë që ndaj Juventusit

Tammy Abraham është rikthyer në Romë pas grumbullimit me kombëtaren e Anglisë. Sulmuesi pësoi një dëmtim në ndeshjen ndaj Hungarisë dhe në klubin italian u trembën fillimisht.

Abraham është rikthyer në kryeqytetin e vendit fqinj dhe ka bërë kontrollet e para mjekësore. Nga rezultatet e marra raportohet që sulmuesi nuk ka dëmtim serioz.

Anglezi ka marrë një goditje në kavilje dhe për momentin e ka të nxirë, por ka shanse të rikuperohet dhe të jetë gati për ndeshjen kundër Juventusit.

Ditëabrn e nesërme Abraham pritet të bëjë kontrolle të tjera mjekësore, për të parë gjendjen e tij. Trajneri Jose Mourinho pret lajme të mira nga infermieria. / oversport.tv