Abraham: Roma është zgjedhja e duhur, është vetëm fillimi

Pas kthimit në kombëtaren angleze ku shënoi edhe një gol kundër Andorrës, sulmuesi i Romës, Tammy Abraham është ndalur përpara mikrofonave për të komentuar momentin e mirë që po kalon.

“Ishte një mbrëmje e mirë për mua dhe për ekipin, ne e dinim që do të ishte e vështirë, por duhet të qëndronim të fokusuar. Për fat shënuam herët, e dinim se do të krijonim raste dhe gjërat që bëmë ishin pozitive”.

Më pas ai ndal tek ekipi ku u trasnferua këtë verë, Roma: “Zgjodha Romën dhe duket qartë se doli që ishte zgjedhja e duhur. Shpresoj se ky është vetëm fillimi, do të vazhdoj të eci përpara”. / oversport.tv