Abraham tregon telefonatën surprizë, që e bindi të transferohej tek Roma

Gjatë një interviste për mediat angleze, Tammy Abraham, sulmuesi i ri që u transferua te Roma gjatë verës së këtij viti nga skuadra e Chelsea, tregon se si u bind, që të vinte në kryeqytetin italian:

“Një ditë, gjatë kësaj vere më bie telefoni. E hap… ishte Mourihno.

Ai më tha: Do të shijosh pak diell apo do të rrish në shi? Pas telefonatës me atë, zgjodha Romën. Në pak javë me Mourihnon kam mësuar më shumë seç kam mësuar në gjithë jetën time”.

Gjithashtu sulmuesi i Romës rrëfeu gjatë intervistës dyshimet që kishte ai për transferimin në Itali: “Unë dëshiroja të qëndroja në Angli dhe të luaja në Premier League. Por e kuptova që duhej të largohesha nga andej dhe të vihesha në provë”.

Abraham ia sugjeron të rinjve anglez të largohen dhe të provojnë një eksperiencë jashtë: “Të ndryshosh shtet nuk është e lehtë. Por unë do ia sygjeroja futbollistëve të rinj anglez, sepse kështu mëson më shumë mbi veten”. /Oversport.tv