Abramovich arrin një marrëveshje, 10 ditë kohë për të shitur Chelsean

Lajme të mira në kampin e Chelsea, që pas kaosit të ditëve të fundit mund të marrë frymë disi më lirshëm. Sipas asaj që shkruan “Daily Telegraph”, Roman Abramovich ka arritur një marrëveshje me qeverinë britanike për të shitur klubin.

Qeveria angleze kishte bllokuar operacionin e shitjes gjatë ditëve të kaluar, por tashmë i ka vendosur një afat 10-ditor rusit, që brenda kësaj kohe mund të shesë klubin.

Abramovich ka njoftuar “The Rain Group”, bankën amerikane që merret me shitjen e klubit, që të rinisë operacionin e shitjes së Chelsea.

Për momentin janë disa sipërmarrës të interesuar, mes të cilëve edhe multimiliarderi Nick Candy, që ka konfirmuar gjatë ditëve të kaluara se kërkon që të blejë klubin. / Oversport.tv

Foto: Chelsea Facebook