Abramovich nuk është më presidenti i Chelsea, klubi i kalon një fondi bamirësie

Roman Abramovich nuk është më presidenti i Chelsea. Njoftimi erdhi  nga vetë klubi nëpërmjet një deklarate zyrtare. Sipas mediave, një vendim i tillë erdhi nga ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë, si dhe sanksionet e mëdha që mund të ketë për të.

“Gjatë pronësisë sime gati 20-vjeçare të Chelsea , gjithmonë e kam parë rolin tim si kujdestar i klubit, puna e të cilit ishte të siguroja që ne të ishim aq të suksesshëm sa mund të jemi sot, si dhe të ndërtoja për të ardhmen, ndërsa gjithashtu duke luajtur një rol pozitiv në komunitetet tona.

Gjithmonë kam marrë vendime me zemër, në interesin më të mirë të Klubit. Unë mbetem i përkushtuar ndaj këtyre vlerave. Kjo është arsyeja pse unë sot po u jap administratorëve të fondacionit bamirës të Chelsea kujdestarinw e klubit tw Chelsea. Unë besoj se aktualisht ata janë në pozita më të mira për t’u kujdesur për interesat e klubit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve”, shkruhej nw postimin e klubit.

Abramovich, i cili ka në pronësi Chelsean që nga viti 2003, nuk përmendi pushtimin e Ukrainës nga ushtria e Putinit, megjithëse duket qartë se vendimi është i lidhur me konfliktin, me sanksionet përkatëse të parashikuara për Rusinë.

Prej disa kohësh, pronari i Chelsea dhe një mik i liderit rus, në fakt ishte i ndaluar nga Britania e Madhe dhe pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, situata e tij mund të përkeqësohej edhe më shumë. /oversport.tv

Foto: chelseafc.com