Acerbi ka një përgjigje për tifozët: Do të qëndroj te Lazio edhe gjatë vitit 2022

“Acerbi njeri pa nder, largohu menjëherë nga Roma”, ishte thelbi i deklaratës së bërë nga tifozët ultas të Lazios gjatë ditëve të kaluara, por mbrojtësi nuk bën polemika dhe në një intervistë për “Sky Sport” siguron: “Viti im 2022 do të jetë sërish te Lazio”.

“Do të më pëlqente një aventurë në Premier League. Nuk e di te cila skuadër, por është kampionati më i bukur në botë. Duke parë ndeshjet, atmosferën dhe mënyrën se si luajnë, të jesh pjesë e atij kampionati është diçka shumë elektrizuese”, ka thënë Acerbi.

Lojtari ka folur edhe për kombëtaren italiane: “Fitimi i Euro 2020 është një kënaqësi që do ta kujtojmë gjithë jetës. Tani duhet të shkojmë edhe në Botëror, mungojnë akoma edhe tre muaj, prandaj për momentin e të shijojmë festat e fundvitit”, ka përfunduar mbrojtësi i Lazios. / Oversport.tv