Adama Traore dhe Luiz Henrique në radarët e Napolit, Lozano drejt largimit

Napoli po punon që tani që të përforcojë repartin e sulmit për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit italian kanë piketuar dy emrat, që janë projektuar për të sistemuar repartin ofensiv.

Bëhet fjalë për Adama Traoré dhe talentin e ri të Betisit, Luiz Henrique. Për të parin, synohet një transferim me parametër zero në qershor dhe drejtori Giuntoli duhet të krijojë që tani hapësirat për këta lojtarë.

Prandaj Hirving Lozano duket se është i destinuar që të largohet nga Napoli, pasi meksikanit i skadon kontrata në vitin 2024 dhe nuk ka ndërmend që të rinovojë. / Oversport.tv

Foto: SSC Napoli Facebook