Adani: Me Brozovic në fushë Interi fiton, Napoli zhgënjen kur nuk pritet

Daniele Adani ka analizuar në emisionin “90° Minuto” fitoren e Interit përballë Veronës: “Interi fitoi bindshëm në shtëpi, por më i rëndësishëm është fakti që luajti mirë.

Fitorja kundër Juventusit ka sjellë entuziazëm dhe Inzaghit i janë kthyer disa lojtarë të rëndësishëm. Brozovic për shembull, që kur është kthyer ai skuadra ka marrë 2 fitore. Pastaj edhe loja është rikthyer. Interi është rikthyer fuqishëm në garën për titull.

Napoli? Zhgënjeu sërish në momentin më vendimtar. Fiorentina bëri një ndeshje shumë të mirë. Napoli ka humbur 5 ndeshje në shtëpi, kur duhet të bëjnë një hap cilësor nuk dinë ta bëjnë. Është një humbje që dhemb dhe që frenon garën për vendin e parë”, ka thënë Adani. / Oversport.tv

Foto: leleadani Instagram