Ademi: Jam komod me skemën e re, të vazhdojmë me fitore

Sulmuesi i Erzenit, Ilirid Ademi ka folur për Oversport pas suksesit në derbin kundër Teutës.

“Nuk ka rëndësi se kush shënon. Ne kemi pasur disa mungesa në sulm, pasi nuk kemi qenë bashkë shumë kohë. Kemi pasur mungesë komunikimi, por ndeshjes pas ndeshjeje kemi ndryshuar modul loje dhe kemi bërë shumë mirë në të gjitha repartet.

Kam luajtur edhe ndeshje të tjera si sulmues, por sot bëra mirë dhe shpresoj që të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjet e tjera.

Më komod në qendër apo në krah? Edhe ke Shkupi kam  luajtur në skemën 3-5-2. Zakonisht kam luajtur në krah. Si sulmues kam luajtur mjaft mirë me Nonaton dhe të them të drejtën jam shumë i kënaqur dhe shpresoj që të vazhdojmë kështu me fitore”, ka thënë Ademi. / Oversport.tv