Adolf Selmani: Na presin sfida të vështira, por besoj te kualifikimi

Në konferencë ka folur edhe Adolf Selmani, që luan me klubin e Teutës në Shqipëri shprehet se skuadra do t’i vlerësojë të dyja ndeshjet maksimalisht dhe do të shkojë për fitore. Ai foli edhe për objektivat personal, teksa synon të mbrojë titullin kampion me klubin e tij dhe të kualifikohet me Shpresat në Europian.

Gjendja e ekipit – Atmosfera është shumë e mirë, kemi harmoni në ekip. Grupi është i plotë, pa dëmtime. Shpresojmë të vazhdojmë kështu. U bë e disata herë që jam këtu dhe pas atij grupi 98-99’ që iku, tashmë i shoh djemtë si vëllezër tashmë dhe jo më si shokë.

Objektivat për këto dy ndeshje? – T’i vlerësojmë ndeshjet maksimalisht sepse nëse do t’i vlerësojmë në mënyrën e duhur që nga ndeshja me Slloveninë, nëse ne fitojmë me sllovenët, pastaj me këmbë në tokë, do të shkojmë edhe për fitore në Kosovë, që mund të arrihet pasi e kemi treguar edhe më parë me të dyja ekipet që ne dimë t’i mundim ata, me detyrat dhe përkushtimin e udhëzimet e trajnerit. Nëse ne do t’i zbatojmë, ne do t’i arrijmë objektivat dhe do të kualifikohemi në këtë europian.

A mund të arrijë U-21 vendin e dytë në grup? – Besoj se mund të arrihet, por t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe të japim maksimumin dhe të sakrifikojmë sikur kemi sakrifikuar edhe në ndeshjet e kaluara. Është mëse e arritur.

Objektivat në aspektin personal – Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira, edhe rezultati nuk ka qenë shumë me ne, por shpresojmë që edhe rezultatet të vijnë, me punë dhe përkushtim. Në aspektin përsonal, objektivat janë të mbroj titullin kampion me Teutën dhe të shikoj më përpara, të jem pjesë e ndonjë ekipi në Europë. Me Kombëtaren U-21, shpresoj të arrijmë të kualifikohemi në këtë Europian dhe të arrijmë objektivat e këtij grupi që kemi pasi jemi një grup i mirë. /Oversport.tv