AF Elbasani bën autokritikë me goleadë, fitojnë Pogradeci, AF Luftëtari dhe Labëria

Janë luajtur ditën e sotme ndeshjet e javës së katërt të grupit B të Kategorisë në Dytë. Nuk kanë gabuar skuadrat pretendente, që kanë fituar sfidat respektive.

AF Elbasani bën autokritikë pas barazimit zhgënjyes përballë Devollit një javë më parë, duke mposhtur me goleadë Maliqin. Të besuarit e trajnerit Gentian Stojku kanë mposhtur thellë 5-0 skuadrën juglindore.

Fati i sfidës është vendosur që në pjesën e parë, që verdheblutë e fituan 3-0 falë dygolëshit të Lleshit dhe një goli të Kasës. Në pjesën e dytë Elbasani shënon edhe dy gola të tjerë me Koçin dhe Bilalin. Pas këtij suksesi skuadra verdheblu ngjitet në kuotën e 8 pikëve dhe zë vendin e 4-t në renditje.

Nuk gabon Pogradeci, që ka fituar bindshëm 5-1 në shtëpi përballë Delvinës dhe ruan vendin e parë në renditje me 10 pikë. Edhe Labëria mposht 1-0 Albetrolin dhe ngjitet në vendin e dytë në klasifikim (njësoj me pikë me Pogradecin).

AF Luftëtari fiton me përmbysje 2-1 derbin kundër Butrintit, ndërsa në derbin tjetër mes Tepelenës dhe Memeliajt nuk ka fitues pas sfida përfundon 1-1. Devolli ka marrë një fitore të pastër 3-0 përballë Shkumbinit dhe mbetet në 5-en e parë mes skuadrave favorite për tu ngjitur një kategori më lart. / Oversport.tv

Kategoria e Dytë / Grupi B / Java e 4-t

AF Elbasani-Maliqi           5-0

Pogradeci-Delvina           5-1

Labëria-Albpetroli            1-0

Tepelena-Memaliaj        1-1

AF Luftëtari-Butrinti        2-1

Devolli-Shkumbini           3-0