AF Elbasani dhe Pogradeci nuk falin në shtëpi, zhgënjen AF Luftëtari

AF Elbasani mposht bindshëm 4-1 Butrintin në “Elbasan Arena” dhe ngjitet në vendin e dytë në renditjen e Grupit B të Kategorisë së Dytë. Verdheblutë zhbllokojnë shumë shpejt sfidën me Broshkën, ndërsa Gava dyfishon shifrat në minutën e 20-të nga pika e bardhë e penalltisë. Lleshi shënon golin e tretë për vendasit , ndërsa Lala shënon golin e vetëm të miqve në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë është Koçi ai që gjen rrugën e rrjetës dhe plotëson pokerin e golave për AF Elbasanin.

Pogradeci nuk gabon në shtëpi përballë Memaliajt, fiton 3-1 dhe ngjitet i vetëm në krye të renditjes me 16 pikë, 2 më shumë se rivalët e Elbasanit. Zhgënjen AF Luftëtari që barazon 2-2 në Gjirokastër me Albpetrolin.

Nuk ka fitues dhe gola në përballen mes Devollit dhe Labërisë, ndërsa Shkumbini fiton në transfertë 1-4 përballë Tepelenës. Edhe Maliqi rikthehet tek fitorja pasi mposht në shtëpi 3-1 Delvinën.

Kur janë luajtur 6 javë kampionat është Pogradeci ai që kryeson me 16 pikë, i ndjekur nga AF Elbasani dhe Labëria në kuotën e 14 pikëve.

Janë luajtur ditën e sotme edhe 2 ndeshje të grupit A të Kategorisë së Dytë. Vora ka fituar në transfertë 1-0 përballë Gramshit, ndërsa sfida Valbona-Veleçiku ka përfunduar në barazim 1-1. / Oversport.tv

Kategoria e Dytë – Grupi A / Java e 6-të

Valbona-Veleçiku            1-1

Gramshi-Vora                    0-1

Kategoria e Dytë – Grupi B/ Java e 6-të

AF Elbasani-Butrinti         4-1

Pogradeci-Memaliaj       3-1

AF Luftëtari-Albpetrol    2-2

Devolli-Labëria                  0-0

Tepelena-Shkumbini      1-4

Maliqi-Delvina                   3-1