AF Elbasani fiton me goleadë, Pogradeci përmbys Butrintin! Fitojnë Labëria dhe AF Luftëtari

Sapo kanë përfunduar ndeshjet e javës së 16-të të Grupit B të Kategorisë së Dytë, që nuk kanë dhuruar surpriza. AF Elbasani fiton bindshëm 5-1 përballë Delvinës dhe ruan vendin e parë në renditje, me 2 pikë më shumë se rivalët e Pogradecit.

Liqenorët vuajnë përballë Butrintit, por arrijnë që të fitojnë me përmbysje 3-1, duke realizuar 3 gola në pjesën e dytë. Fiton me rezultatin e pastër 3-0 AF Luftëtari përballë Memaliajt, ndërsa Labëria mposht 2-0 Shkumbinin në shtëpi.

Tepelena merr një fitore të çmuar 1-0 përballë Albpetrolit dhe mban gjallë shpresat për mbijetesë, ndërsa Maliqi suprizon fqinjët e Devollit dhe fiton në transfertë me rezultatin 3-2. / Oversport.tv

Kategoria e Dytë – Grupi B / Java e 16-të

Devolli-Maliqi                    2-3

AF Elbasani-Delvina         5-1

Pogradeci-Butrinti           3-1

Luftëtari-Memaliaj          3-0

Tepelena-Albpetrol        1-0

Labëria-Shkumbini          2-0