Afena-Gyan në histori, talenti i Romës thyen një seri rekordesh

16 minuta iu deshën Afena-Gyan për të thyer një seri rekordesh me ekipin e Romës. Sulmuesi 18 vjeçar u aktivizua dje kundër Genoas në minutën 74 të takimit dhe shënoi dy golat që i dhanë fitoren Romës.

Kështu, ai bëhet lojtari i parë i lindur në vitin 2003, që ka shënuar gol në Serie A. Si të mos mjaftonte kjo është gjithashtu lojtari më i ri për këtë sezon që ka shënuar dy gola në një takim në pesë ligat kryesore europiane. Ai gjithashtu është edhe lojtari më i ri i huaj që shënon gol për Romën që kur u fut sistemi me tre pikë për fitore.

Kështu, Afena-Gyan ka vendosur plot tre rekorde në mbrëmjen e djeshme. Ai ia dedikoi këto gola shokëve të skuadrës dhe mamasë së tij që ndodhet ende në Gana. /oversport.tv