Agjenti i Bastonit trondit Interin: Newcastle? Shpresoj të më telefonojnë

Agjenti i mbrojtësit të Interit, Alessandro Bastoni ka tronditur jo pak ambientin “zikaltër” me deklaratat e tij të fundit. Ai foli për mediat italiane ku ndër të tjera tha se po pret një telefonatë nga Newcastle për lojtarin që përfaqëson.

I pyetur mbi krizën që po kalon Interi dhe mundësinë që Bastoni të sakrifikohet për të rregulluar bilancin e klubit ai u shpreh: “Nëse do të ishte Bastoni që të sakrifikohej, ne do t’i merrnim parasysh të gjitha situatat, por ne nënshkruam një kontratë pak kohë më parë dhe Alessandro është shumë i lumtur në Inter. Ai është në ekipin për të cilin ka qenë tifoz që fëmijë”.

Më pas ai u ndal te kryefjala e futbollit kohët e fundit, Newcastle. Agjenti i Bastonit nuk i kurseu batutat. “Shpresoj që ata të më telefonojnë”, përfundoi agjenti me një buzëqeshje. /oversport.tv