Agjenti i Benzema shpërthen ndaj Deschamps: Sulmuesi ishte gati që në fazën e 1/8

Mesa duket beteja mes Benzema dhe Didier Deschamps akoma nuk ka përfunduar. Agjenti i sulmuesit të Real Madridit tregoi në rrjetet e tij sociale pamjet e dëmtimit që pësoi “Topi i Artë” dy ditë para fillimit të Kupës së Botës.

Ai u ankua edhe më tej ndaj trajnerit të “gjelave”. “Benzema u rikuperua në 1/8. Pse i kërkove të largohej kaq shpejt.” – shkroi Karim Djaziri duke iu drejtuar Didier Deschamps.

“Kam konsultuar 3 specialistë dhe të gjithë konfirmuan diagnozën e tij.” – tha më tej agjenti i Benzema. Sipas Karim Djaziri, Benzema do të ishte rikuperuar të paktën për të qenë në stol. Ky rast vë në dyshim krisjen e përhershme mes Deschamps dhe Benzema. /oversport.tv

Foto: French Team, Twitter