Agjenti i Botman: Milani i interesuar, asnjë klub nuk përmbushi kërkesat

Milani është në gjurmët e Sven Botman për verën e ardhshme. Kuqezinjtë u përpoqën ta afronin që në janar, por pa sukses. Për të komentuar situatat e merkatos, ka qenë vetë agjenti i lojtarit që hodhi dritë mbi gjithçka.

Nikkie Bruinenberg, agjenti i lojtarit shpjegoi për Voetbal International gjithçka për sa i përket lajmeve për Botman. “Po, Botman do të qëndrojë në Francë. Ai nuk do të largohet nga Lille këtë dimër. Gjithashtu ka pasur shumë interes, janë bërë oferta nga klube të ndryshme. Por asnjë nuk kanë qenë në gjendje të përmbushë kërkesat e klubit. Lille thjesht nuk dëshiron ta shesë atë.

Sven i zhgënjyer nga mosshitja? Jo, Sven u bë kampion atje dhe luan në Champions League. Është vetëm sezoni i tij i dytë, në një klub të bukur.  Pra nuk është një fatkeqësi qëndrimi. Milani? Mund t’ju them se është një nga klubet e interesuara. Duhet të presim për të parë se ku do të luajë Botman verën e ardhshme”. /oversport.tv