Agjenti i Di Lorenzo: Napoli duhet ta shesë, për të interesohet Atletico

Agjenti i Giovanni Di Lorenzo, Mario Giuffredi, këmbung se Napoli duhet të shesë lojtarin që ai përfaqëson në merkaton e verës. Ai zbuloi ndër të tjera edhe interesimin që Atletico Madrid ka shfaqur për të.

Italiani është një nga titullarët e rregullt në Stadio Maradona, pasi ka zhvilluar 33 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Ai ishte gjithashtu pjesë e skuadrës së Italisë që fitoi Euro 2020 gjatë verës dhe u bë mbrojtësi kryesor i djathtë pas lëndimit të Alessandro Florenzit në ndeshjen hapëse të turneut kundër Turqisë.

Kontrata e Di Lorenzos në Stadio Maradona skadon në qershor 2026, por agjenti i tij beson se Napoli duhet ta shesë atë në fund të sezonit.

“Nëse keni një lojtar 22 ose 23 vjeç, atëherë mund të refuzoni disa oferta, por me një që është 26 ose 27, duhet të pranoni”, tha Giuffredi për Radio Punto Nuovo.

“Kjo është ajo që do të bëja nëse do të kisha një klub. Ka vetëm një kampion në Evropë tani dhe është Kylian Mbappe. Është e justifikueshme të refuzosh ofertat vetëm prej tij. Çdo lojtar tjetër mund të zëvendësohet.”

Por sa do të kushtonte Di Lorenzo? A është 20 milionë euro një çmim i drejtë për të?

“Sinqerisht, nuk mendoj kështu,” u përgjigj Giuffredi.

“Napoli do të shpenzonte të paktën 10 milionë euro për të blerë një zëvendësues, kështu që ata do të kishin nevojë për një shitje prej 25-30 milionë euro. Atletico Madrid ka qenë gjithmonë e interesuar dhe mund të vijë një ofertë”. /oversport.tv