Agjenti i Eriksen: Është në gjendje të mirë, për Interin ka peshë financiare

Pas njoftimi zyrtar të Interit mbi gjendjen e Christian Eriksen në bilancin e klubit zikaltër, ka reaguar edhe agjenti i lojtarit, Martin Schoots. Në një intervistë të dhënë për TV 2 Sport, Schoolts tha se deklarata e Interit është një çështje financiare dhe nuk ka lidhje me Christian. Ai konfirmoi se mesfushori është mirë dhe po kalon kohë cilësore me familjen.

“Lajmi që është hedhur është një njoftim nga Interi dhe aksionerët e tij. Të gjithë lojtarët kanë vlerë kontabël. Për shkak se Christian është i lidhur kontraktualisht me klubin, ai ende teknikisht ka vlerë kontabël. Është një çështje kontabiliteti dhe nuk ka të bëjë fare me Eriksen.”

Më pas ai u ndal tek Eriksen dhe nëse ka lajme të reja mbi gjendjen e tij shëndetësore: “Christian është mirë. Ai po kalon kohë cilësore me familjen e tij dhe është në formë të shkëlqyer. Kur të ketë lajme të tjera do të komunikohen publikisht nga ne”. /oversport.tv