Agjenti i Gosens: Interi është Interi, jemi duke diskutuar detajet

Ende nuk është zyrtarizuar, por Interi dhe Robin Gosens janë duke diskutuar detajet e fundit të marrëveshjes. Lajmin e ka konfirmuar vetë agjenti i tij Ginaluca Mancini pasi u intervistua nga mediat italiane në dalje të selisë së Interit.

Ai komentoi kështu takimin duke thënë se ende nuk ka përfunduar gjithçka. “Nuk është mbyllur akoma, jemi në detaje. Le të shohim çfarë do ndodhë”.

Më pas i pyetur a është i lumtur Gosens, agjenti i tij tha: “Interi është Interi”. Për sa i përket afatit kur mund të mbyllet gjithçka, ai tha se nuk e di nëse do të jetë sot në darkë ose ditë të tjera.

Megjithatë, sipas mediave, Interi ka gjetur një marrëveshje me Atalantën për transferimin e gjermanit në bazën e 3 milionë euro për huazimin, plus 22 milionë euro në fundin e marrëveshjes. Nga ana tjetër, Robin Gosens pritet të përfitojë te Interi 3 milionë euro në sezon. /oversport.tv