Agjenti i Lewandowskit: Topi i Artë 2021 nuk i përket Messit

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowskit ka komentuar suksesin e munguar të klientit të tij në mbrëmjen e ndarjes së çmimit të Topit të Artë 2021, trofe që u fituar sërish nga Lionel Messi.

Polaku u rendit i dyti dhe mori si ngushëllim çmimin e sulmuesit më të mirë: “Urime Lionel Messit, një lojtar i jashtëzakonshëm dhe një legjendë e gjallë e futbollit. Por Topi i Artë 2021 nuk i përket atij.

Të paktën jo kësaj radhe. Topi i Artë i përket Robert Lewandowskit. Ai nuk u vodh, por është lojtari që e meriton këtë trofe. Nuk më duket i çuditshëm fakti që qindra miliona fansa e kanë të vështirë që të besojnë në rezultatet e këtij eventi prestigjioz futbollistik.

Të hënën Roberti duhet të kishte marrë të parin Top të Artë në karrierë”, ka deklaruar agjenti i njohur. / Oversport.tv