Agjenti i Skriniar: Interi e nxorri në merkato, Psg nuk është i vetmi klub i interesuar

Milan Skriniar përjetoi në disfatën kundër Empolit një nga mbrëmjet e tij më të këqija në karrierë, duke dalë me karton të kuq që në pjesën e parë. E ardhmja e tij mbetet akoma e paqartë dhe akoma nuk dihet se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.

Për këtë pjesë ka folur vetë agjenti i sllovakut, Roberto Sistici. “Vendimi për të nxjerrë Milan Skriniar në merkato u mor në verë nga Interi, padyshim jo nga lojtari. Momentalisht kemi kontakte me PSG-në dhe me klube të tjera, por jo me klube italiane. Për momentin nuk kemi një mundësi rinovimi me Interit.

Kushdo që e njeh Skriniar e di profesionalizmin dhe besnikërinë e tij. Ai gjithmonë do të nderojë fanellën  klubit me të cilin ka luajtur, gjithmonë ka dhënë dhe do të japë më të mirën.” – u shpreh agjenti i Skriniar. /oversport.tv