Agjenti i Zaniolo mohon gjithçka: Po mendon vetëm për Romën

Agjenti i Nicolo Zaniolo, Claudio Vigorelli, ka heshtur thashethemet për të ardhmen e klientit të tij. Gjatë orëve të fundit, përveç Juventusit, në skenë ka dalë edhe emri i Napolit, por vetë agjenti i lojtarit ka menduar për të mbyllur çdo diskutim.

“Gjatë këtyre orëve lexova deklarata në shtyp të njerëzve që nuk përfaqësojnë rrethin e futbollistit, i cili përbëhet në radhë të parë nga familja e tij dhe unë – tha ai për LaRoma24.it – Unë menaxhoj të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me merkaton.

Zaniolo duhet të lihet rehat, jo ​​më thashetheme për të ardhmen e tij, çdo javë lexojmë për interesimin e një klubi të ri. Ai është i fokusuar vetëm te Roma dhe dëshiron të japë maksimumin për të ndihmuar ekipin të arrijnë objektivat e këtij sezoni”. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook