Agnelli: Sarri? Sezoni i Juventusit me të ka qenë një vit m**i

Një kampionat i fituar nuk iu mjaftoi drejtuesve të Juventusit për të mbajtur Maurizio Sarrin. Ndërsa për teknikun titulli i fituar përfaqëson një sukses të arritur mbi sakrifica, fusha provinceje dhe ndonjë zhgënjim. Çështje këndvështrimesh.

Fjalët e presidentit të klubit bardhezi, Andrea Agnelli vijnë direkt nga seria e dokumentarëve për Juventusin me titullin “Gjithçka ose asgjë”. Fjalë që i drejtohen Sarrit dhe që janë thënë në fillim të sezonit 2020/2021 kur në pankinën  e Juventusit ishte ulur Pirlo.

“Kam 10 vjet që jam presidenti i Juventusit. Nëse shoh vitin e kaluar, përtej rezultateve sportive, po ua them nga zemra, ka qenë një vit m…Dikush edhe këtu brenda, nuk ka dhënë atë që duhej të jepte.

Kur mendoj të gjitha sakrificat që kanë bërë burrat dhe gratë e Juventusit. Ne jemi 800, në fushë zbresin 800 dhe po aq fitojnë apo humbasin. Jemi një grup që shkon i bashkuar në të njëjtin drejtim.

Bëmë një zgjedhje tek e cila besoj shumë dhe ai është Pirlo, tani i takon grupit që ta ndjekë kudo dhe përditë. Do të jetë një vit i vështirë, por unë kthehem me entuziazmin e dikurshëm. Kushdo që kërkon të prekë këdo nga ju, duhet të kalojë mbi trupin tim. Për të tjerat mendoni ju”, ka thënë Agnelli. /Oversport.tv