Aguero drejt stafit të Scalonit: Dua të jem në Kupën e Botës

Sergio Aguero mund të marrë pjesë në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Katar nga 21 nëntori deri në 18 dhjetor të këtij viti.

Argjentinasi, që u detyrua të tërhiqej nga futbolli i luajtur në dhjetor të vitit të kaluar për shkak të aritmisë kardiake, mund të bëhet pjesë e stafit teknik të kombëtares së Argjentinës.

Ka qenë vetë ish-sulmuesi i Manchester City dhe Barcellonës që ka dhënë lajmin në një emision në “Radio 10”.

“Kam folur me Scalonin në telefon, me djemtë dhe presidentin e federatës Chiqui Tapia. Po mendojmë të takohemi gjatë kësaj jave. Do të diskutojmë mundësinë për të qenë pjesë e stafit teknik.

Dua të jem i pranishëm në Botëror dhe nëse do të shkoj do të qëndroj me djemtë në stërvitje”, ka thënë Aguero. / Oversport.tv

Foto: Sergio Kun Aguero Twitter