“I thashë agjentit tim se nuk më interesonin paratë dhe se doja të vija në Katalonjë. Çdo lojtar dëshiron të luajë me Barcelonën”. Sergio Aguero është i qartë kur flet për zgjedhjen e bërë, pas largimit nga Manchester City si shënuesi më i mirë në historinë e klubit.
Më tej për RAC1 ai ka shtuar: “Barcelona është Barcelona, kështu që ne do të luftojmë për çdo trofe. Ne nuk jemi favoritët në Champions League, por kundërshtarët tanë do të kenë respekt.
Kurdo që jam përballur me Barcelonën, edhe në ditën e tyre më të keqe, ne gjithmonë kemi thënë që është Barcelona. Ndoshta njerëzit nuk presin shumë nga ne në Champions, por të kenë kujdes…”
“Lajmet e largimit prej Messit? Nuk e kuptoj pse janë bërë artikuj të tillë. Messi as nuk kishte nënshkruar kur unë e bëra. U fol për një klauzolë të shpikur, por nuk kishte asgjë. Më pas unë u dëmtova”. /oversport.tv