Aguero: M’u ofrua numri 10, por Ansu Fatit i shkon më shumë

Në prag të sfidës së Champions League kundër Dinamo Kiev, ka dalë në konferencë edhe sulmuesi i Barcelonës, Sergio Aguero. Ai foli mbi pritjen e ngrohtë që tifozët i bënë në Camp Nou, formën fizike si dhe tregoi një histori mbi numrin 10 në ekipin blaugrana.

Camp Nou-  Stadiumi është shumë imponues. Tani kjo është skuadra ime me të cilën po argëtohem. Gjithçka kishte rëndësi për mua kundër Valencias ishte fitimi i ndeshjes. Nuk e prisja një pritje kaq të ngrohtë nga fansat. Tani më duhet shpërblej pritjen që më është bërë”.

Forma fizike-“Unë po përpiqem të stërvitem shumë dhe pastaj i takon trajnerit të vendosë. Mënyra e vetme për të fituar një vend në ekip është duke bërë mirë. Golat do të vijnë vetvetiu. Gjëja më e rëndësishme është të fitojmë”.

Ansu Fati dhe numri 10- “Pique dhe të tjerë nga klubi më ofruan numrin 10 por unë tashmë kisha vendosur të mbaja numrin 19. Megjithatë, numri 10 i shkon më shumë Ansu Fatit. Jam shumë i lumtur që ai është kthyer i etur për të bërë mirë. Ka një talent që ne duhet ta shfrytëzojmë sa më shumë. Duhet të jemi mirënjohës që ai është njëri prej nesh. Nuk dalin shpesh talente si ai.” /oversport.tv