Problemi në zemër për Agueron ka dalë me serioz nga sa u shpjegua në fillim nga mediat spanjolle. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Barcelonës nëpërmjet një komunikate, ku ka treguar se Aguero do të nisë një proces terapia për tu shëruar sa më shpejtë.
Ai do të ndiqet nga doktori i ekipit, Brugada. Në komunikatë bëhet me dije se ai do të mungojë në ekip për të paktën 3 muaj. Mjekët do të vlerësojnë efektivitetin e terapisë që argjentinasi i është nënshtruar për të parë nëse do të ketë nevojë për më shumë kohë ose jo.
Kështu, momentit të keq të Barcelonës, i shtohet edhe dëmtimi i sulmuesit të tyre kryesor, Serigio Aguero. Ata kanë hedhur edhe një postim në rrjetet sociale ku përpiqen t’i japin kurajo sulmuesit. Në postim ishte fotografia e argjentinasit dhe shkruhej: “Forza Kun”. /oversport.tv
LATEST NEWS | Barça player Kun Agüero has been subjected to a diagnostic and therapeutic process by Dr. Josep Brugada. He is unavailable for selection and, during the next three months, the effectiveness of treatment will be evaluated in order to determine his recovery process. pic.twitter.com/My9xWpm6I4
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 1, 2021