Aguero: Nuk e prisja largimin e Messit, Guardiola një trajner i madh

Kur më në fund Aguero arriti të vishte fanellën e Barcelonës, duke kurorëzuar ëndrrën që të luajë në të njëjtin klub me Messin, Leo përshëndeti Katalonjën për të udhëtuar drejt Parisit, për t’u bashkuar me projektin e PSG-së.

U kryqëzuan dhe ndërruan skuadrën “Kuni” dhe “Pleshti”, pa luajtur asnjë minutë bashkë me fanellën blaugrana. Por, për ish-sulmuesin e Manchester City nuk ka pendime:

“Lamtumira e Messit ishte e papritur, ai ndihej shumë keq. Kur e mora vesh nuk e besoja, por nuk jam penduar. Cili është ai lojtar që nuk do të donte të luante për Barcelonën?”, siguron Aguero në një intervistë për “El Pais”. “Sigurisht që erdha me idenë për të luajtur me Leon, në një skuadër të mirë, pasi atë po kërkonte të bënte klubi. P

or më pas gjërat ndryshuan”, shton sulmuesi argjentinas.

Aguero flet edhe në lidhje me Guardiolën: “Nuk kam patur kurrë probleme, tre vitet e fundit me të kanë qënë fantastikë. Është një trajner që kërkon gjithmonë maksimumin. Nëse ka një ide për ndeshjen në kokë, kalon direkt tek faktet. Për atë nuk ndryshon asgjë, nëse lë në stol një lojtar që ka shënuar 3 gola ndeshjen e kaluar dhe unë kam pranuar gjithmonë vendimet e tij”. /Oversport.tv

Sulmuesi ka folur edhe për vdekjen e Maradonës, me të cilin ishte shumë i lidhur, pas martesës me vajzen e tij Giannina, me të cilën ka edhe një djalë, Benjaminin: “E përjetova shumë keq. Pyeta Giannina është e vërtetë apo jo? Dhe më shkruajti Po”. /Oversport.tv