Aguero “përqafon” tifozët: Faleminderit për mbështetjen e madhe

“Tani është koha që të rikuperoj dhe të presim lajme të tjera”. Sergio ‘Kun’ Aguero shfaqet i buzëqeshur në videon e shpërndarë në profilin zyrtar në Twitter të Barcelonës, ku përshëndet shkurt tifozët e klubit blaugrana duke iu “dhënë një përqafim të madh”.

Në klipin e shkurtër sulmuesi argjentinas falënderon “të gjithë ata që i kanë çuar mesazhe mbështetëse”.

Klubi katalanas ka njoftuar më parë se sulmuesi do të qëndrojë larg fushës së blertë për të paktën tre muaj, për shkak të aritmisë kardiake, që u zbulua në ndeshjen e kampionatit kundër Alavasit dhe detyroi Agueron që të shtrohej në spital. /Oversport.tv