Aguero rikthehet në fushën e blertë, ja skuadra me të cilën do të luajë

Ndoshta mund të jetë “faji” i Kupës së Botës që Messi ngriti para syve të tij, por në fund tundimi për të luajtur futboll është shumë i fortë për Sergio Aguero, që ka vendosur të rikthehet në fushën e blertë.

Pasi la futbollin profesionist vitin e kaluar për shkak të një problemi në zemër, 34-vjeçari ka njoftuar se do të rikthehet të luajë në fushën e blertë.

Argjentinasi do të rikthehet në futbollin me 7 lojtarë dhe do të jetë pjesë e skuadrës Kunisports që merr pjesë në Kings League, që është promovuar nga Gerard Piqué dhe ku aktivizohen edhe emra të tjerë të njohur si Iker Casillas dhe Joan Capdevila. / Oversport.tv