Ajax likuidon AZ Alkmaar, në finalen e Kupës së Holandës e pret PSV

Ajaxi ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Holandës, pasi ka mposhtur 2-0 në transfertë AZ Alkmaar.

Kampionët e Holandës kanë zhbllokuar shumë shpejt sfidën me Berghuis dhe kanë vulosur fitoren falë golit të Klaassen një minutë para se të përfundonte ndeshja.

Të besuarit e teknikut Erik ten Hag kanë luajtur më mirë, kanë dominuar ndeshjen dhe tashmë në finale i presin rivalët e përjetshëm të PSV-së. / Oversport.tv

Foto: AFC Ajax Twitter

Kupë e Holandës – Gjysmëfinale

AZ Alkmaar- Ajax 0-2

Berghuis 11’, Klaassen 89’