Ajax nuk njeh rivalë, shpartallon PSV 5-0 në klasiken holandeze

Ajax ka fituar klasiken holandeze kundër PSV me rezultatin e thellë 5-0. Ekipi i Ten Hag nuk ka treguar mëshirë ndaj rivalit të drejtpërdrejtë për titull duke e dominuar takimin që nga minuta e parë deri në të fundit.

Kështu, festivalin e golave e hapi Berghuis që shfrytëzoi mjaft mirë një pasim të Tadic duke e çuar topin në rrjetë. Edhe goli i dytë do të niste përsëri nga këmbet e Tadic që harkoi mjaft mirë në zonë dhe i përhershmi Haller nuk fali duke e çuar rezultatin në 2-0.

Për të thelluar më tepër rezultatin mendoi Antony. Braziliani lexoi në mënyrë të shkëlqyer një pasim në linjat e mbrojtjes kundërshtare duke e çuar topin në cepin e portës. Në listën e shënuesve u shtua edhe emri i Klaassen që i vetëm me portierin realizoi golin e katërt. Rezultatin përfundimtar e vulosi vetë Dusan Tadic që pa dy asistimeve në golat e mëparshëm shënoi edhe një gol personal me tabelën e rezultatit që tregoi 5-0.

Kështu, Ajax qëndron në krye të renditjes në kampionatin holandez dhe u shkëput me 4 pikë ndaj rivalëve të PSV.

EREDIVISE – JAVA E 10-TË
AJAX-PSV 5-0
Shënues:
Berghuis 19’, Haller 56’, Antony 66’, Klaassen 76’, Tadic 90+1’