Ajeti flet si lojtar i Padovës, por mendjen e ka te Shqipëria: Dua kombëtaren

Arlind Ajeti ka thënë fjalët e tij të para si lojtar i Padovës. Ai tregoi se është shumë i lumtur që ka gjetur një ekip dhe shpreson të ngjitet në Serie B. Në fund ai kishte edhe një mesazh për trajnerin e Shqipërisë Edy Reja, pasi po shpreson të rifitojë një vend në kombëtaren kuqezi.

“Jam i lumtur që klubi më ka dhënë këtë mundësi, e di historinë e këtij ekipi dhe e di se si funksionon. Jam optimist sepse shoh që të gjithë këtu duan të shkojnë në Serie B.”

KOMBËTARJA- “Kohët e fundit nuk jam thirrur nga Shqipëria dhe shpresoj që thirrja të arrijë. Dua të rifitoj një fanellë falë këtij klubi. Nuk prisja të qëndroja pa skuadër për kaq shumë kohë pas largimit nga Reggiana, por Covid  ka komplikuar gjithçka. Tani shpresoj të jem i gatshëm për disa javë”. /oversport.tv