Adeleke Akinyemi ka mbërritur në Shqipëri dhe ka kryer vizitat mjekësore, ndërkohë që nga nesër do të vihen nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa.
Nigeriani konsiderohet si një nga goditjet e Laçit, që ka bërë edhe një tjetër lëvizje në merkaton e janarit.
Kurbinasit kanë shfrytëzuar marrëdhënien e mirë me kroatët e Lokomotiva Zagreb dhe kanë marrë në huazim mbrojtësin Hajdin Salihu.
I riu vjet luajti tre ndeshje në kampionat dhe në këto gjashtë muaj do të jetë një alternativë për trajnerin Josa. / oversport.tv