Akord total: Nicolo Barella rinovon nesër me Interin, detajet e kontratës

Nicolo Barella dhe Interi e kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe nesër pritet që të nënshkruhet kontrata e re.

Drejtori sportiv i kampionëve të Italisë, Piero Ausilio, e pranoi një ditë më parë që mund të mbyllet gjithçka para derbit kundër Milanit.

Gazetari Nicolo Schira shkruan se Barella nesër do të firmosë. Me kontratën e re, që do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Mesfushori do të përfitojë 4.5 milion euro për këtë sezon, nga 2.4 milion që e ka për momentin. Nga sezoni i ardhshëm paga e Barella bëhet 5 milion euro plus bonuse të ndryshme. / oversport.tv