Dusan Vlahovic do të nënshkruajë me Juventusin të shtunën. Sulmuesi do të paraqitet paradite në J Medical dhe të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas të firmosë dhe të zyrtarizohet.
Mediat në Itali raportojnë se është arritur akordi total dhe Juventusi do të paguajë 67 milion euro tani dhe me bonuset kjo shumë mund të shkojë në 75 milion euro.
Vetë Vlahovic do të përfitojë 7 milion euro në sezon dhe do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me bardhezinjtë e Juventusit. / oversport.tv