Aksident i frikshëm, ylli i West Ham United shpëton për mrekulli

Manuel Lanzini ka shpëtuar për mrekulli pas një aksidenti të pësuar një ditë më parë me makinën e tij Mercedes, me vlerë 70 mijë sterlina.

Mesfushori i West Ham United u aksidentua në autostradën A12 dhe ishte pasagjer, pasi makina po drejtohej nga shoferi që duhet ta çonte argjentinasin në stërvitje nga aeroporti.

Një burim i ka thënë “The Sun” se Lanzini dhe shoferi kanë shpëtuar për mrekulli.

Mesfushorit nuk i është dashur as të shkojë në spital dhe pritet të jetë gati për ndeshjen e së dielës kundër Everton. / oversport.tv

Foto: West Ham United, Facebook