Akti i 14-t i spektaklit në Oversport, çfarë ndryshoi këtë javë në Serie A

Napoli-Lazio përmbylli javën e 14-t të Serie A dhe kjo javë solli disa ndryshime në tabelën e klasifikimit. Skuadra e Spalleti tashmë kryeson e vetme dhe ka 3 pikë më shumë se Milani, që u mposht në shtëpi nga Sassuolo.

Kuqezinjtë tani vihen në presion edhe nga Interi e Atalanta. Kampionët në fuqi bënë detyrën kundër Venezias në transfertë, kurse ekipi i drejtuar nga Gian Piero Gasperini mori një fitore të madhe kundër Juventusit.

Atalanta shikon lart, por nga ana tjetër duhet të ruhet edhe nga Roma që mposhti me vuajtje Torinon ditën e djeshme. Tre skuadrat poshtë verdhekuqve u mposhtën dhe Mourinho ka një tjetër arsye të festojë për tre pikët.

Bologna dhe Empoli morën dy fitore të rëndësishme, për të qenë të qenë në mesin e artë të klasifikimit, ndërsa në barazim përfunduan vetëm dy takime, Cagliari-Salernitana dhe Udinese Genoa. Në fundin e tabelës gjërat kanë ndryshuar shumë pak. / oversport.tv