Akti i fundit sezonal i Serie A në Oversport: Beteja për titullin dhe mbijetesën

Ky sezon magjik i Serie A në Oversport dhe Tibo do të japë sot verdiktet e tij finale. Ndonëse janë luajtur 37-të javë kampionat akoma nuk është vendosur se kush do të jetë skuadra kampione e Italisë si dhe ekipi i tretë që do ti bashkohet Genoas dhe Venezias në Serie B.

E diela e kampionatit italian në Oversport dhe Tibo nis në orën 12:30 me sfidën Spezia-Napoli. Por, emocionet arrijnë kulmin në orën 18:00 ky do të luhen dy sfidat që do të vendosin se kush do të fitojë titullin kampion këtë sezon në Serie A.

Kuqezinjtë e Milanit kryesojnë renditjen me 83 pikë dhe mjafton që të mos munden në transfertën e sotme kundër Sassuolos, që të fitojnë titullin që mungon prej sezonit 2010-2011.

Rivalët e Interit (81 pikë) do të presin në shtëpi Sampdorian, por edhe nëse fitojnë sfidën e tyre zikaltërit mund të mos festojnë, sepse Milani është i favorizuar nga takimet direkte dhe luan për 2 rezultate në “Mapei Stadium”. 90 minuta të zjarrta dhe spektakolare do të mbajnë në ankth tifozeritë e të dyja skuadrave.

Magjia e Serie A në Oversport vazhdon edhe në mbrëmje, pasi do të vendoset fati i skuadrës që do të qëndrojë mes më të mirave të Italisë.

Salernitana dhe Cagliari janë dy skuadrat që luajnë për biletën e fundit në Serie A. Salernitanës i mjafton që të fitojë përballë Udineses që të mbijetojë, ose çdo rezultat tjetër nëse Cagliari nuk fiton ndeshjen respektive kundër Venezias.

Një ditë e gjatë e mbushur me emocione, ankth dhe spektakël i pret të gjithë shikuesit e Oversport, sepse sot Serie A jep verdiktet e saj finale për këtë sezon.

Formacionet e mundshme janë bazuar te sportmediaset