Manchester United përsëri qëndrimin për Mason Greenwood, i cili është arrestuar pas akuzave të së dashurës së tij, Harriet Robson.
Ai akuzohet si i dyshuar për ushtrim dhune dhe përdhunim, ndërkohë që Manchester United ka dalë me një deklaratë zyrtare:
“Manchester United përsërit se e dënon fort dhunën e çdo lloji. Siç u komunikua më parë, Mason Greenwood nuk do të stërvitet dhe nuk do të luajë për klubin deri në një njoftim të mëtejshëm”.
Më parë Nike ka prishur kontratën me sulmuesin e talentuar anglez, teksa kompania e madhe për BBC deklaronte:
“Kemi pezulluar marrëdhëniet tona me Greenwood. Jemi thellësisht të shqetësuar nga akuzat ndaj tij. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën”. / oversport.tv