Akuzoheshin për korruspion, gjykata shpall të pafajshëm Platini dhe Blatter

Ish-presideti i FIFA-s Sepp Blatter dhe zëvendëspresidenti Michel Platini janë shpallur të pafajshëm pas gjyqit ku akuzoheshin për mashtrim. Gjykata e Zvicrës dha vendimin e saj se të dy nuk kanë bërë asnjë shkelje dhe se kanë qenë në rregull me ligjin.

Dyshja u akuzua për një mashtrim prej 2 milionë frangash zviceriane (1.6 milionë £) që Blatter kishte dhënë për Michel Platini. Megjithatë, Blatter u mbrojt se ajo ishte një pagesë e prapambetur në kohën kur Platini ishte këshillusi i Blatter.

Pas mbërritjes së tij në gjykatë, Blatter u shpreh se “Ai nuk është i pafajshëm në jetë, por në këtë çështje është”. Të dy si Blatter ashtu edhe Platini janë përjashtuar nga  futbolli në vitin 2015. /oversport.tv

Foto: Juventus, Facebook