Akuzohet për përdhunim, Benjamin Mendy e heqin nga videoloja e FIFA-s

Benjamin Mendy është në telashe prej akuzave për përdhunim, që e kanë çuar në burg mbrojtësin e Manchester City.

Futbollisti francez ndodhet në një situatë shumë të vështirë, ndërkohë që klubi anglez ende nuk ka marrë një vendim dhe pret përfundimin e hetimeve.

Pas vendimit të organeve gjyqësore, edhe City do të marrë vendimin e vet. Ndryshe nga kampionët e Anglisë, EA Sport ka vendosur ta heqë Mendy nga videoloja e FIFA-s për shkak të akuzave që rëndojnë mbi të. / oversport.tv