“Al Hilal më merr mua, ngjaj si Mbappe”, ylli i NBA ironizon në Instagram ofertat e çmendura arabe

Ofertat e çmendura nga Arabia Saudite kanë rritur më shumë temperaturat në këtë merkato verore.  Çmenduria e fundit mund të ndodhë me Kylian Mbappe, ku Al Hilal ka ofruar 300 milionë euro për yllin francez.

Fenomeni i Arabisë nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga lojtarët e sporteve të tjera. Ka qenë ylli grek i Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo që ka ironizuar me ofertën për Kylian Mbappe.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Antetokounmpo ka përfituar nga ngjashmëria që ka me yllin francez për të publikuar një post thumbues. “Al Hilal mund të më blesh mua. Unë ngjaj njësoj si Kylian Mbappe”, shkruante Giannis në postimin e tij. /oversport.tv

Foto: Milwaukee Bucks, Twitter