Al-Khelaifi kundër Agnellit: Në Ukrainë vdesin njerëz, këta flasin për Superligë

Presidenti i PSG-së Nasser Al-Khelaifi vazhdon të shprehet kundër projektit Superliga: “Flasin gjithmonë tre klube, e dinë që nuk kanë asnjë mundësi. Për momentin ka gjëra më të rëndësishme për të cilat duhet menduar, ka njerëz që vdesin në Ukrainë dhe të tjerë që nuk kanë ku të flenë. Kush e ka mendjen te Superliga…”.

Al-Khelaifi, që është edhe president i shoqatës së klubeve europiane, ka treguar se ka refuzuar që të jetë pjesë e këtij projekti: “Mund të pranoja 400 milionët që më propozuan kur më ftuan, por pasi i refuzova thanë që nuk ishte e vërtetë. Kjo tregon gjithçka. Duke marrë parasysh pandeminë, mund të kisha pranuar nëse mendoja vetëm për vetën”, ka thënë për BBC.

Presidenti i parizienëve ka konfirmuar takimin me Florentino Perez para ndeshjes së Champions League: “Sipas tij duhet të gjejmë një pikë të përbashkët, por unë nuk dua që gjërat të bëhen pas krahëve të mi. Të gjithë duan ndeshje të mëdha, por sistemi duhet të jetë i hapur për të mos përjashtuar klubet e vogla”, ka përfunduar Nasser Al-Khelaifi. / Oversport.tv

Foto: psg.fr