Alaba dhe Mendy kthehen në stërvitje, objektivi është finalja e Kupës së Mbretit

Reali i Madridit duket se është dorëzuar në garën për titullin kampion në Spanjë këtë sezon, pasi diferenca me kryesuesit e Barcelonës është 11 pikë, kur kanë mbetur edhe 7 javë nga përfundimi i LaLigas.

Por djemtë e Ancelottit janë akoma në garë në Kupën e Mbretit, ku të shtunën e 6 majit do të luajnë finalen e madhe kundër Osasunës, por edhe në Champions League ku i pret një përballje e dyfishtë me Manchester City për të siguruar një vend në finale.

Madrilenët synojnë që të rikuperojnë sa më shumë lojtarë për të përballuar me sukses fundin e sezonit. David Alaba dhe Ferland Mendy po stërviten individualisht si në fushë edhe në palestër, duke shpresuar që të jenë të gatshëm për finalen e Kupës së Mbretit, takim që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Austriaku duket se do të rikuperohet në kohë për finalen ndaj Osasunës, por Ancelotti shpreson që ti ketë të dy lojtarët të gatshëm për ndeshjet gjysmëfinale të Champions League. / Oversport.tv