Alaba: Gjithmonë kam dashur vetëm Realin, largimi nga Bayern u keqinterpretua

Mbrojtësi i Real Madrid, David Alaba ka folur për eksperiencën e tij të re në Madrid. Ai komentoi aventurën e tij në një intervistë të bërë bashkë me shokun e tij të skuadrës Toni Kroos.

Austriaku u shpreh i lumtur për kalimin në kryeqytetin spanjoll dhe tha se ka dashur gjithmonë të ishte pjesë e Real Madridit: “Unë gjithmonë kam dashur vetëm Realin. Përshtatja në Spanjë ishte menjëherë pozitive”

“Shumë njerëz e interpretuan lamtumirën time me Bayernin në mënyrën e tyre. Unë kam shpjeguar këndvështrimin tim pa pushim dhe kam dhënë arsyet e mia të largimit. Kam patur edhe oferta të tjera, por i kam bërë të qartë të gjithëve se do të largohesha nga bavarezët vetëm për Realin”. /oversport.tv