Alarm Covidi te Bayerni i Munihut, 3 raste të reja pozitive në skuadër

Lajme të këqija për Bayernin e Munihut 2 ditë para sfidës kundër Augsburgut në kampionat. Sipas asaj që shkruajnë mediat gjermane, në kampin bavarez janë shfaqur tre raste të reja pozitiv me covid 19.

Mbrojtësi kroat Josip Stanisi, menaxheri i skuadrës Bastian Wernscheid dhe një anëtar tjetër i stafit, emri i të cilit nuk bëhet publik. Nuk ka lojtarë të tjerë që futen në karantinë, sepse lojtarët nuk kanë qenë bashkë në këtë periudhë për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Stanisi rezultoi pozitiv pasi u kthye nga impenjimi me kombëtaren kroate. 21-vjeçari është i vaksinuar me të dyja dozat dhe është futur në karantinë, por nuk ka shfaqur simptoma të sëmundjes. /Oversport.tv